Zjarret në Fier zbulojnë arkën me fishekë

Në qarkun e Fierit janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pemë dhe ullishte.

Një masiv pyjor në Peshtan vijon të digjet edhe pse zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën për shuarjen e tyre. Terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve. Nga zjarri është zbuluar edhe një sasi fishekësh, të cilat përbëjnë rrezik serioz jo vetëm për zjarrfikësit, por dhe për banorët e zonës. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të dëmtuar. Nuk dihet se cilës periudhë i përkasin, por mendohet që janë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit ‘97.

Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë, ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve kanë dalë edhe në rrugë, raportojnë mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?