Zjarret në gusht/Emergjencat Civile: 917.2 ha sipërfaqe e djegur

Shqipëria përgjatë këtij muaji, ka qenë e përfshirë nga zjarret që kanë djegur shkurre, ferra, kullotë dhe pemtari të ndryshme. Sipas statistikave nga Emergjencat Civile për situatën me zjarret gjatë muajit gusht, kanë rënë 128 zjarre.

Nga këto vatra janë djegur 917.2 ha sipërfaqe me shkurre, ferra, kullotë pemtari të ndryshme. Në këtë sipërfaqe të djegur përfshihen edhe 289 ha pyll me pisha në ndryshme. Gjatë gushtit në vendin tonë kanë rënë gjithsej 128 zjarre, ndërsa për të neutralizuar këtë, janë angazhuar 164 mjete zjarrfikëse, 1701 forca nga (MSZH AZM, ushtare nga FA dhe vullnetarë të ndryshëm.

Për sa i përket pemtarisë, nga zjarret e rënë janë djegur 4270 rrënjë ullinj, 20 rrënjë fiq, 0.3 ha me vreshta, 20 koshere bletë si dhe 5060 dengje bari dhe jonxhe të grumbulluar. Emergjencat Civile bëjnë me dije se do të jenë në gatishmëri për tu ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve që sinjalizojnë për zjarr apo probleme të tjera të kësaj natyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?