Zjarret në Lezhë, reagon Balla: Janë vënë nën kontroll katër vatra, forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët në Shëngjin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarret në Bashkinë e Lezhës, duke bërë me dije se deri më tani janë vënë nën kontroll katër vatra zjarri, ndërsa  është arrestuar një autor i dyshuar.

Po ashtu Balla njofton se shërbimet zjarrfikëse janë duke luftuar me flakët në Shëngjin.

Reagimi i Ballës:

Pesë vatra zjarri sot në zona të ndryshme në Bashkinë Lezhë. Policia e Shtetit ka arrestuar deri më tani një person të dyshuar si fajtor për zjarrvënie. Janë vënë nën kontroll katër vatra zjarri dhe forcat zjarrfikëse 👩‍🚒👨🏻‍🚒🚒 👮👮‍♀️ po luftojnë me flakët në Shëngjin.

SHËNGJIn📍Shërbimet zjarrfikëse 👨‍🚒👩‍🚒 🚒 të Lezhës, Tiranës, Kamzës, Mirditës dhe Kurbinit po vijojnë përpjekjet për vendosjen nën kontroll të zjarrit i cili shtrihet në një sipërfaqe të madhe. Policia e Shtetit 👮👮‍♀️është gjithashtu e angazhuar përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë.

SHKARKO APP