Zjarret në Shëngjin, kërkohet evakuimi i banorëve të lagjes së portit. Aty ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe

Në Shëngjin si pasojë e flakëve, situata është shumë alarmante. Pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e nderë. Mësohet se është kërkuar evakuimi i banorëve të lagjes së Portit. Shkak është fakti se pranë saj ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. Ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët. Gjendja në zonën e Shëngjinit u përkeqësua prej pasdites së djeshme, ndërsa sot flakët iu afruan zonës së plazhit, madje duke djegur disa çadra dhe shezlone të një resorti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?