Zjarret përfshijnë pyjet në Bulqizë dhe Zerqan

Zjarret vazhdojnë të jenë problematikë në vendin tonë. Vatrat e zjarrit janë akoma aktive në zonën e Bulqizës. Rapotohet se zjarri i rënë përfshin zonat në ekonominë bujqësore të njësisë administrative të Zerqanit.

Flakët kanë përfshirë pyjet në Zerqan që prej ditës së djeshme në orën 16.00 dhe aktualisht vatra është aktive dhe po punohet për ta shuar nga zjarrfikëset e Bulqizës, Sektori i Pyjeve në Bashkinë Bulqizë, Inspektorati i Pyjeve dhe banorë të zonës.

Si shkak i rënies së zjarrit, deri tani janë përshkruar rreth 5 hektarë pyje dushku dhe nuk ka dëm ekonomik. Po ashtu në territorin e Bashkisë Bulqizë ka pasur edhe një rast tjetër zjarri në ekonominë pyjore Ramnagore në zonën e Gollobordës, ku janë përshkuar rreth 31 ha dushqe. Përgjegjësi i Inspektoratit të Pyjeve Shaqir Izvira shprehet se zjarri në Gollobordë është izoluar që dje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?