Zjarret, procedohet penalisht autori. Masë për kryeplakun dhe inxhinierin

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht autorin e zjarrvënies së qëllimshme në pyje dhe kullota. Sipas policisë, janë proceduar në gjendje të lirë, 64-vjeçari me iniciale A.B, banues në Librazhd, ndërsa shtetasi F.M 63 vjeç dhe shtetasi R.Ç., 37-vjeç për shpërdorim detyre.

Sipas policisë, 64-vjeçari A.B është proceduar si autor i djegies së një sipërfaqe të konsiderueshme kullote, ndërsa dy shtetasit e tjerë për faktin që nuk marrë masa për parandalimin e vënies së zjarrit.

“Strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan të angazhuara për vënien para përgjegjësë ligjore të autorëve të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia në pyje dhe kullota. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, evidentuan dhe filluan proçedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin: A.B., 64 vjeç, banues Funares, Librazhd. Proçedimi ndaj tij filloi pasi në fshatin e Funarës, në vendin e quajtur ”Bishti i Dheut” dyshohet se i ka vënë zjarrin, dhe si pasojë është djegur sipërfaqe e kosiderueshme kullotë. Gjithashtu janë proçeduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masa për parandalimin e vënies së zjarrit shtetasit : F.M., 63 vjeç (kryeplak i fshatit) dhe R.Ç., 37 vjeç (inxhinier i pyjores). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”,- njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?