Zjarret pushtojnë Lezhën,dhjetëra ha pyje të djegura në Rrjoll e Torovicë (VIDEO)

Reth 15 hektarë pyje dhe shkurre janë djegur deri më tani pranë “Majës se Zezë” në afërsi të Rrjollit në Velipojë, ndërsa akoma nuk ka ndërhyrje nga ana e zjarrfikësve, kjo e ndikuar edhe nga terreni i thyer malor në zonë.

Ndryshe nga zonat e tjera të përfshira nga zjarret, në Rrjoll ka munguar edhe ndërhyrja nga ajri, ndërsa situata është lënë në mëshirë të fatit.

Mbrëmjen e së shtunës, vatrat e zjarrit i janë afruar shumë bregdetit, por fatmirësisht si pasojë e erërave, flakët janë drejtuar në lartësi të malit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër pushuesit kanë filluar të largohen si pasojë e reve të tymit të krijuara në bregdet gjatë këtyre tre ditëve pranë zonës se Rrjollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=CPCN8GOMi54&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?