Zjarrëvënie me qëllim/ Arrestohet 56 vjeçari në Vlorë
Nën akuzën se ka ndezur qëllimisht zjarr, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bypassit”, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum kanë arrestuar në flagrancë 56-vjeçarin me iniciale A.A me vendbanim në Vlorë.
Mësohet se flakët kanë djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe me shkurre.
Materialet procedural për 56-vjeçarin i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
KOHA JONË SONDAZH

