Zjarri i madh në Tiranë, kërkohet ndihma e ushtrisë (LIVE VIDEO)
Situata në fabrikën e riciklimit të përfshirë nga zjarri nuk duket aspak e mirë. Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të shuar zjarrin e fuqishëm në fabrikën e riciklimit në Kashar.
“Kanë ardhur menjëherë 7 zjarrfikëset e Bashkisë. Është situata nën kontroll, megjithatë tani njoftova Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Do vijnë edhe tre zjarrfikëse të tjera. Do ta mbajmë situatën nën kontroll. Humbje në jetë njerëzish nuk ka dhe kjo është e rëndësishme.
Akoma nuk e dimë kush është shkaku por e rëndësishme është që ta lokalizojmë. Mendojmë që tre të forcave të armatosura dhe 7 të bashkisë do ta përballojnë. Po vlerësojmë situatën dhe pastaj do të vendosim për ndërhyrje nga ajri.”- deklaroi për mediat Jahollari.
KOHA JONË SONDAZH

