Zjarri në Bashkinë e Kamzës, reagon kryebashkiaku. Ja si duket godina tani (Foto)

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka reagua pas zjarrit që ra në ambientet e godinës së Bashkisë që ai drejton.

Suli ka publikuar fotot e godinës e cila u përfshirë nga flakët, ndërkohë që është zjarri është ndaluar në kohë nga zjarrfikëset.

Jo pa ironi, kreu i Bashkisë së Kamzës thekson se zjarri u shkaktua nga nja shkëndi elektrike, por që gjithçka është vënë nënkontroll nga zjarrëfikëset që sipas tij 6 muaj më parë nuk ishin fare.

“Një shkëndijë elektrike u shkaktua sot jashtë ambientit të Bashkisë Kamëz!

Faleminderit ekipit të zjarrëfikëses së Bashkisë Kamëz, të cilët ndërhynë në kohë rekord duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit!

Ndryshe nga sot ku çdo problem e ka një zgjidhje, para 6 muajsh kjo bashki nuk kishte as zjarrëfikëse dhe raste të tilla do të ishin fatale!”, shkruan Suli.

Pamjet e zjarrit në Bashkinë e Kamzës janë publikuar gjatë ditës së sotme nga ish-kryetari Xhelal Mziu.

SHKARKO APP