Zjarri në fabrikë, OSHEE: Digjet një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re me Mëzezin

Zjarri në fabrikën e riciklimit të mbetjeve paraditen e sotme, nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme vetëm në këtë biznes, por edhe në rrjetin e energjisë elektrike.
OSHEE njofton se është djegur një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re me Mëzezin

“Për shkak të rënies së zjarrit te fabrika e riciklimit, është djegur një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re dhe Mëzesin.

Grupet e punës së OSHEE ndodhen në terren për masat e ruajtjes së sigurisë. Raportohet për një kabinë të djegur plotësisht si dhe kemi stakuar dy fidera 105 dhe F13 për masë sigurie”, njofton OSHEE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?