Zjarri në Finiq, kryebashkiaku: Janë sjellë 2 avionë nga Greqia

Kryetari i Bashkisë Finiq, Leonidha Kristo flet për situatat emergjente në lidhje me zjarret që kanë rënë në rajonin e Jugut.

Sipas Kristos janë dy vatra zjarri aktualisht një në Kakodhiq dhe tjetra në fshatin Dhrovjan, sipas tij situate më kritike është në fshatin Dhrovjan ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas tij janë marrë masa duke sjellë edhe 2 avion për shuarjen e flakëve nga Greqia por deri më tani janë djegur rreth 500 ha nga të cilat 150 ha tokë private dhe tjetra kullotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Kristo tha se bashkia e ka strukturën e shërbimit të zjarrëfikëses por ai shtoi se nuk ka mjete. Ai tha se është bërë një kërkesë në shërbimin zjarrëfikës të Athinës dhe së shpejti edhe Bashkia Finiq do të pajiset me zjarrëfikëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?