Zjarri në Ibë, Veliaj falënderon heronjtë e operacionit: E gjithë Tirana ju është mirënjohëse

Një zjarr i rënë në rrethinat e Tiranës në Ibë rrezikoi sot djegien e disa shtëpive, shtyllave të tensionit të lartë dhe të zonave pyjore.

Por menjëherë pas marrjes së informacionit, strukturat e zjarrfikëseve, ushtria dhe forcat e policisë shkuan në vendngjarje ku falë ndërhyrjes së shpejtë, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit masiv që përfshiu Ibën.

Përmes një postimi në twitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falënderuar të gjithë punonjësit që u angazhuan maksimalisht, duke rrezikuar edhe jetën e tyren për shuar flakët.  “Flm heronjve tanë në Ibë – luftë disa orëshe me zjarret nga ajri, lumi e mali. Jam krenar për ju, e gjithë Tirana ju është mirënjohëse“, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?