Zjarri në kodrat e Molungut, pylli po digjet prej 3 javësh

Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Në Rubik, në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër dhe në pyllin e Semanit situata është e vështirë pasi edhe me ndërhyrjet e forcave zjarrfikësëve, vatrat nuk janë shuar.

Në kodrat e Molungut mes Lezhës dhe Mirditës, ka më shumë se 3 javë që kanë nisur vatrat e zjarrit, të cilat kanë djegur masive të mëdha pyjore.

Edhe pse para një javë në zonë ishte një helikopter i Forcave të Armatosura, vatrat janë ende aktive dhe po i afrohen fshatit Katund i Vjetër në Rubik. Si pasojë deri më tani janë shkrumbuar dhjetra hektarë pyje me dru të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?