Zjarri në lagunën e Knallës vijon të jetë aktiv, digjen 10 hektarë bimësi
Aktualitet E Mërkurë, 2 Shkurt 2022 19:06
Zjarri i rënë që prej orës 12:00 të ditës së sotme në zonën lagunore të mbrojtur të Knallës në Shëngjin, fatkeqësisht vijon të jetë aktiv.
Deri më tani flakët kanë përshkuar rreth 10 hektarë bimësi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës.
Aktualisht zjarri nuk përbën rrezik për zonën e banuar, teksa zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.