Zjarri në Levan, 50 punonjës të Forcave të Armatosura në “luftë” me flakët (Foto)
Aktualitet E Hënë, 12 Korrik 2021 00:08



Zjarri i rënë rreth mesditës së sotme ka djegur një sipërfqe me ullinj, ndërsa flakët kanë arritur në rrugën kryesore Fier-Levan, duke bllokuar për disa orë qarkullimin e mjeteve që lëvizin në të dyja kahet.
Për shkak të flakëve dhe tymit, automjetet e kanë pasur të pamundur të qarkullojnë.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.


