Zjarri në Martanesh ende aktiv, flakët i afrohen minierave, rrezikohen makineritë
Zjarri në Martanesh vijon të jetë aktiv që prej dy ditësh, ndërsa flakët kanë përpirë 150 ha pyje dhe shkurre.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet vetëm një zjarrëfikëse, e cila e ka të pamundur që të mbajë në kontroll situatën.
“BalkanWeb” raporton se flakët i janë afruar minierave, ndërsa në rrezik janë vënë makineritë. Dje disa banesa u dogjën, ndërsa disa familje u euvakuuan. Po ashtu, flakëve nuk u shpëtuan as disa kasolle për bagëtitë.

