Zjarri në nënstacion lë pa energji elektrike zonat e Rubikut, Kaçinarit dhe Rrëshenit
Zjarret e ditëve të fundit, përpos dëmeve në pyje e kullota, janë duke shkaktuar edhe dëme ne rrjetin elektrik.
Kështu, për shkak të rënies së zjarrit në nënstacionin e Rubikut, OSHEE njofton se ka qenë e detyruar të stakojë energjinë deri në shuarjen e flakëve.
Po ashtu, OSHEE sqaron se ky vendim është marrë për mos rrezikuar jetën e personelit të Operatorëve që po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.
Ndërsa, mësohet se aktualisht janë pa energji zonat e Rubikut, Kaçinarit dhe Rrëshenit. Në vendngjarje ndodhen edhe zjarrfikësit që po punojnë për vënien nën kontroll.

