Zjarri në parkun kombëtar të Prespës, 75 forca ndërhyjnë për neutralizimin e flakëve

Rreth 75 forca të ndara në tre grupe, nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Pustec, punonjës të shërbimeve publike, stafi i agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura, ushtrise dhe policisë, kanë filluar që në orën 5:00 ndërhyrjen e organizuar nga drejtuesi i operacionit për izolimin dhe neutralizimin e sipërfaqes së prekur nga zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës.

Në një pasqyrim të situatës së zjarreve në qarkun e Korçës, prefekti Nertil Jole bëri të ditur se vijon puna për vënien në kontroll të flakëve.

“Terreni i sipërfaqes ku ka prezencë të vatrave të zjarrit është shumë i thepisur dhe krijon vështirësi, por forcat janë të angazhuara në më të mirën e mundësive të tyre për të evituar rrezikun e shtrirjes së zjarrit në pjesë të paprekura të kurorës së gjelbër”, u shpreh Jole.

Swiss Digital Desktop Reklama

ATSH

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?