Zjarri në Pishporos dhe Darëzezës në Fier, vijon lufta për shuarjen e flakëve
Vijon beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit edhe në ditën e 6-të, në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës në Fier. Forcat operacionale kanë qenë në terren deri në mesnatë pasi të favorizuara nga era detare, të gjitha vatrat e zjarrit në pyll janë aktivizuar duke u përhapur deri në masivin pyjor të Darëzezës ku flakët u afruan deri në 300 metra pranë zonës së banuar dhe bizneseve që operojnë në të. Dy mjete zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll këtë vatër zjarri të rrezikshme ndërkohë që përgjatë gjithë natës zona është monitoruar nga shërbimet zjarrfikëse.