Zjarri në pyjet e Vlorës, Policia-banorëve: Largohuni nga banesat që rrezikohen (VIDEO)
Sot Rreth orës 15:23, në pyllin e “Pish Poros” ka rënë zjarr duke u djegur kështu 3 vatra, sipërfaqe pyjore me shkurre, kullotë dhe pyje.
Erërat e forta kanë bërë të mundur përhapjen me shpejtësi të zjarrit duke u afruar drejt pyjeve të Delisufit dhe Zvërnecit.
Përveç përpjekjeve që po bëhen për neutralizimin e situatës, Policia u bën thirrje qytetarëve që banojnë pranë kësaj zone, të marrin masa për t’u larguar nga ato banesa të cilat rrezikohen nga flakët.
“Shërbime të Policisë, Shërbime Zjarrfikëse, Pushteti Lokal, si dhe Emergjencat Civile të Prefekturës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit. Gjithashtu, në ndihmë të situatës ka ardhur edhe një Helikopter nga Tirana”,-njofton Policia e Vlorës.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=zehy3_3O2Bs&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

