Zjarri në qendrën tregtare ”Casa Italia”, drejtori i zjarrfikëses: S’ka qytetarë në magazinë

Një zjarr ka rënë në një magazinë në Tiranë ditën e sotme. Zjarri ka rënë rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” në zonën e ish-doganës ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Drejtori i Shërbimit të Zjarrëfikëses në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj ka dhënë informacione lidhur me zjarrin e rënë në magazinat e qendrës tregtare, ku thotë se nuk ka dëme në njerëz dhe se situata është drejt normalizimit.

“Kemi më shumë se 2 orë që po punojmë dhe jemi drejt vënies në kotroll të situatës. Zjarri është shumë i rrezikshëm. Për momentin duhet teë eleminojmë zjarrin, për shkaqet do flasim më vonë. Në magazinë nuk ka shumë flakë por është amienti i mbushur me tym, vetë pozicioni i magazinës nuk lejon që zjarri të marrë përmasa të mëdha por ka tym. Por kjo situatë është duke kaluar.Për pak kohë jemi duke e vënë në kontroll”, tha ai.

SHKARKO APP