Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm. Ja kush është autori

Një person është arrestuar sot pasi dyshohet si autor zjarrvënies në malin e Shëngjinit. Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga është vënë 63-vjeçari Preng Pergjoni, banues në Lezhë.

Arsyeja e djegies është për shkak të ripërtëritjes së kullotave me qëllim kullotjen e bagëtive që kanë në stanin e tyre në Malin e Shëngjinit, i cili ndodhet në fillim ku ka qenë vatra e zjarrit, shtojnë të njëjtat burime që saktësojnë se 63-vjeçari është arrestuar në flagrancë.

Materialet në ngarkim të Pergjonit iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Lezhë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?