Zjarri në Shëngjin, Prefekti: Shiu dhuratë, u rrezikua jeta e zjarrfikësve

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku ka deklaruar se situata e zjarreve është vënë në kontroll, teksa ka sqaruar se në asnjë moment nuk është vënë në rrezik jeta e banorëve, as banesat apo hotelet.

Ai tha se të vetmit të rrezikuar kanë qenë efektivët e zjarrfikësve dhe të Forcave të Armatosura, por që fatmirësisht ia dolën që kjo situatë të mbyllej pa pasoja të rënda.

“Shiu i rënë mbrëmë rreth orës 23 qe një dhuratë për ne, se terreni na vuri në sporvë të madhe. Situata është e menaxhueshme, nuk kemi vatra zjarri. Kemi prezencë të Ushtrisë. 4 zjarrfikësi në gatishmëri. Në asnjë moment nuk është vënë në rrezik as jeta e banorëve, as banesat,m as hotele. Ka pasur momente të vështira për efektivët zjarrfikëse dhe të ushtrive për shkak të shpërthimeve të zjarrit apo rënia e gurëve, që na vuri në vështirësi për jetën e efektivëve. Situata jo e qetë për shkak të tymi dhe erërave të forta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?