Zjarri në Shëngjin, reagon edhe Meta: Papërgjegjshmëri në kulmin e sezonit turistik

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon për situatën e zjarreve në Shëngjin. Ai akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri në përballje me situatën. ”Shëngjini në tym dhe flakë nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni kriminal i Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik e ka mendjen vetëm si të vjedhë zgjedhjet në Bashkinë e Himarës”, u shpreh ai, ndërsa ndau pamje nga situata e zjarreve në terren.

SHKARKO APP