Zjarri në Shëngjin, shoqërohen 4 persona

Pas orëve “luftë” me flakët, zjarri në malin e Shëngjinit është vënë krejtësisht në kontroll, por nuk është shuar plotësisht. Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit. Dyshimet janë që zjarri ka qenë i qëllimshëm, për këtë arsye mësohet se janë ndaluar nga policia katër persona. Siç njoftoi, mbrëmjen e djeshme, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në terren kanë zbritur 200 efektivë të Forcave të Armatosuri me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?