Zjarri në Shkodër, kryetari Beci: Në ndihmë zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësia e Madhe

Për zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu tregun e rrobave të përdoruara dhe disa banesa në Shkodër, ka reaguar kryebashkiaku Benet Beci. Ai shprehet se është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, ndërkohë që kanë mbërritur zjarrfikëse nga Malësia e Madhe, Lezha dhe Ulqini.

“Të gjitha strukturat e Bashkisë të angazhuara kundër zjarrit të rënë para pak minutash në tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi. Është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën e në ndihmë të tyre janë nisur mjete nga Malësia e Madhe e Ulqini. Fatmirësisht dëmet janë veç materiale”, shkruan Beci.

Mjetet zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësia e Madhe kanë mbërritur në vatrën e zjarrit. Për pak minuta mbërrin helikopteri i emergjencave civile i cili u kërkua nga Kryetari i Bashkisë për neutralizimin e vatrës së zjarrit.

SHKARKO APP