Zjarri nga tensioni?! Banorët rrëfejnë momentet e zjarrit dhe masat që morën

Luhatja e tensionit mendohet si shkaku kryesor i zjarrit të fuqishëm që ra dje në fabrikën e përpunimit të mbetjeve në Mëzes të Tiranës. Banorët dhe bizneset aty pranë, për mikrofonin e Ora News tregojnë momentet se si u rrezikuan nga flakët.

Zjarri që shkrumboi fabrikën e mbetjeve plastike të dielën  në Mëzes të Tiranës mund të jetë shkaktuar nga luhajtja e tensionit të energjisë elektrike.

Hetimet po vijojnë intensivisht nga ekipi i zjarrfikësve edhe nga policia e kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga burimet pranë grupit hetimor mësohet se pronari i fabrikës e kishte siguruar biznesin, ndërsa po përllogaritet edhe dëmi i shkaktuar nga flakët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga të dhënat e para mësohet se objektet me vlera më të mëdha financiare që janë dëmtuar, janë pikërisht makineritë e përpunimit, pasi pjesa tjetër ishin mbetje.

Nga ana tjetër, një prej bizneseve aty pranë u rrezikua seriozisht, për shkak të afërsisë me këtë fabrikë, ndonëse u favorizua nga era.

“Filloi pak nga pak duke u shtuar, por ne morëm masat tona. Biznesi rrezikohej nëse do të kishte edhe ndikimin e erës, por për fat të mirë era ndikoi në krah të kundërt”.

Një banor i zonës tregon si vepruan në ato momente.

“Dolëm duke parë, erdhën zjarrfikëset”, tha banori.

Kjo është hera e tretë që fabrika përfshihet nga flakët e zjarrit dhe specialistët shprehën shqetësimin përsa u përket masave të pakta të sigurisë.

Gjithashtu punonjësit kanë shprehur shqetësimin e tyre për pagesat, pasi siç thanë ata nuk kanë marrë rrogat e 3, 4 muajve të fundit.

Përpos zjarrit për shkak të luhatjeve të tensionit, ekspertët po hetojnë edhe pistën e zjarrvënies së qëllimshme, por gjithësesi përfundimi zyrtar do të bëhet publik në ditët në vijim.

Tymi që doli nga fabrika shkaktoi ndotje masive të mjedisit, ndërsa momentalisht në vendngjarje po shuhen edhe flakët e fundit që kanë mbetur.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?