Zjarri përhapet në fshatin Kraps, terreni i vështirë dhe era bëjnë të vështirë shuarjen

Zjarri në pyllin me Pisha në Peshtan të Fierit, ka dalë jashtë kontrollit duke zbritur në fshatin Kraps.

Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.

Kjo është dita e tretë që Peshtani po lufton me shuarjen e flakëve, që kanë përfshirë pyllin me pisha dhe që janë përhapur më gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat zjarrfikëse kanë vijuar punën për shuarjen e zjarrit, por terreni i vështirë dhe e era e ka bërë edhe më të vështirë shuarjen e zjarreve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?