Zjarri që dogji trenjakët, beteja e humbur e nënës me fëmijët autikë

Trejankët Konçi, që u dogjën nga zjarri që përfshiu dhomën ku ishin të mbyllur, mësohet se trajtoheshin çdo të hënë në qendrën e mirërritjes dhe zhvillimit në Kombinat të Tiranës. Ata kishin vështirësi në komunikim dhe dëgjim, e për këtë arsye i nënshtroheshin një terapie të veçantë.

Jashtë kamerave dhe në ruajtje të sekretit mbi specifikat e trajnimit për vogëlushët, mjekja na njeh me problematikën e tyre, por mbi të gjitha në vështirësitë dhe sakrificat e nënës për të kapërcyer këtë problem shëndetësor të fëmijëve të saj të mitur.

Ndërkohë, psikologët që prisnin edhe këtë të hënë të fundit të takonin vogëlushët, e cilësojnë një nënë të përgjegjshme dhe gjithmonë në gatishmëri për t’iu përgjigjur nevojave që kishin fëmijët e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia familjare mbart në qendër emigracionin në Itali të bashkëshortit, duke e bërë Migenën një nënë dhe baba për vogëlushët. Përtej vështirësive ekonomike, mjekët tregojnë për sakrificat që bënte kjo e fundit çdo javë duke udhëtuar nga Durrësi në Tiranë për të ndihmuar përmirësimin e gjendjes shëndetësore të trenjakëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por fati i keq deshi që ajo ta humbë në mënyrën më të rëndë dhe më tragjike të mundshme betejën me jetën e tre fëmijëve të saj. Pas ngjarjes, mësohet se e ëma e trenjakëve ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes së vështirë psikike për të përballuar humbjen tragjike të fëmijëve./Klan Plus/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?