FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarri që ka përfshirë zona të pyllëzuara në Fier, shoqërohen dy të dyshuar për shkaktimin e flakëve

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zona të pyllëzuara në Fier, duke detyruar autoritetet të evakuojnë 11 familje nga banesat e tyre për shkak të rrezikut të lartë nga përhapja e flakëve.

Vatra e zjarrit ka nisur pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, dhe më pas është përhapur drejt zonës së Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe pyjore pranë fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke vështirësuar ndërhyrjen në terren.

Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, dhjetëra efektivë të Policisë së Fierit, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Policia Rrugore, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Njësia Fier. Në gatishmëri ndodhet edhe ekipi i urgjencës së spitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në segmentin rrugor “Qafa e Koshovicës–Cakran” në të dy drejtimet dhe po asiston shërbimet zjarrfikëse në transportimin e pajisjeve në zonat me terren të vështirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas autoriteteve, deri më tani nuk është raportuar asnjë rast asfiksie apo lëndimi të banorëve. Gjithashtu, është bërë e mundur shuarja e flakëve që kishin përfshirë një banesë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë shoqëruar dy persona të dyshuar për shkaktimin e zjarrit. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit vijon, me mbështetje edhe nga ajri përmes helikopterëve të Forcave të Armatosura.

/rtsh.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?