Zjarri shkrumbon banesën, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur! Kryefamiljari: Kanë mbetur veç muret

Pesë anëtarë të familjes Marku në Blinisht të Lezhës kanë mbetur në qiell të hapur. Flakët që dyshohet se nisën nga një shkëndijë elektrike, janë përhapur me shpejtësi në të gjithë shtëpinë duke përpirë gjithçka gjetën përpara.

Zjarri nisi rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa kryefamiljari, Land Marku ishte larguar për në punë. Ka qenë djali, ai që ka parë flakët dhe më pas ka lajmëruar anëtarët e tjerë të familjaes për të dalë jashtë.

“Kam shkuar në punë si çdo ditë. E kam lënë familjen, kur ka parë djali flakën ka thirrur motrat e veta. Kanë parë në tavan flakën. Shkëndija elektrike, ka marrë direkt. Unë isha në punë, djali ka hap dyert ka dalë direkt jashtë”, thotë kryefamiljari.

SHKARKO APP