Zjarri shkrumbon masivin pyjor në Delvinë

Jugu i vendit është përfshirë nga disa vatra zjarri që kanë përfshirë sipërfaqe pyjore dhe shkurre.

Një tjetër vatër masive është regjistruar në Delvinë duke shkrumbuar një masiv pyjor.

Gjatë gjithë natës shërbimet zjarrfikëse të Delvinës, Sarandës, Finiqit por edhe banorë të shumtë kanë qenë në luftë për shuarjen e zjarrit.

Pylli me pemë, kryesisht me gështenja, është shkrumbuar nga zjarri. Autoritetet janë në gatishmëri për të bërë të mundur vëninen nën kontroll të zjarreve, ndërsa u bëjën thirrje qytetarëve që të njoftojnë autoritetet që në momentin që konstatohet një vatër zjarri.

SHKARKO APP