Zona e Kombinatit me nënstacion të ri elektrik, pritet të përfundojë në 2007

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur konsultimet për ndërtimin e nënstacionit 110/20 kV në Kombinat. Projekti do të sjellë përmirësim të cilësisë së furnizimit me energji elektrike në këtë zonë dhe pritet të përfundojë në fillim të 2017. Investimi realizohet në kuadër të fondeve të akorduara nga Banka Botërore për “Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë”, ku për OSHEE-në, janë vendosur në dispozicion mbi 93 milionë dollarë investime në fusha të ndryshme, ndërsa kompania do të japë mbështetje me 10% nga buxheti i saj. Aktualisht OSHEE po studion impaktin social e mjedisor, në mënyrë që ndërtimi i nënstacionit mos ndikojë negativisht në ecurinë normale të jetës dhe punës së përditshme të komunitetit në zonën e Kombinatit.

 

SHKARKO APP