“Zonat e lira ekonomike”, Karapici: Projekti për Durrësin, gjenerim të mijëra vendeve të reja të punës

Lëvizja Socialiste për Integrim i është rikthyer ditën e sotme projektit të saj për Durrësin, ku projekti më i rëndësishëm është ai i krijimit të dy zonave të lira ekonomike.

Enon Karapici, ekspert kontabël i licencuar, njëherësh dhe ZëvendësKryetar i LSI Durrës shprehet se ky projekt sjell gjenerim të mijëra vendeve të reja të punës, frenim të shpopullimit të vendit, orientim për rininë, për të sapo diplomuarit dhe profesionistët drejt tregut të punës.

Sipas tij, me këtë projekt, Durrësi shndërrohet në epiqendër të zhvillimit ekonomik dhe model për zona të tjera në vend.

Reagimi i Karapicit

PROJEKTI PËR DURRËSIN

“ZONAT E LIRA EKONOMIKE”

DURRËSI 1️⃣ DHE DURRËSI 2️⃣

Ky projekt sjell:

  • Gjenerim të mijëra vendeve të reja të punës.
  • Frenim të shpopullimit të vendit.
  • Orientim për rininë, për të sapo diplomuarit dhe profesionistët drejt tregut të punës.
  • Durrësi shndërrohet në epiqendër të zhvillimit ekonomik dhe model për zona të tjera në vend.
  • Transformim të vendit në një eksportues të rëndësishëm dhe ndërlidhës në rajon.
  • Një Durrës me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në shërbim të banorëve.
  • Ky projekt do jetë kombëtar dhe themeli i zhvillimit të qendrueshëm ekonomik jo vetëm për 4 vitet e ardhshme por për dekadat që do të vijnë.

Jo propagandë. Por PUNË.

SHKARKO APP