Zonat e “nxehta” në Tiranë, 3 vatrat e Covid-19

518 të prekur dhe 26 viktima është bilanci i Covid-19 në Shqipëri dhe numrin më të madh të të prekurëve e mban Tirana. Janë 3 zona të “nxehta” në kryqytet. Zona e Astirit është një nga lagjet me dendësi më të lartë banorësh në kryeqytet. Gjatë fashës së lejimit të lëvizjes, kalimtarët nuk mungojnë por nuk mund të krahasohen me numrin e tyre para pandemisë.

Të jetuarit në një një nga lagjet më të prekura i shqetëson, por nuk i frikëson. “Na shqetëson, nuk dalim nga shtëpia. Frikë nuk kemi, respektojmë këshillat dhe mundohemi të shmangim grumbullimet”, thonë banorët.

Edhe në zonën e Freskut grumbullimet mungojnë. Lëvizjet në rrugë janë më së shumti qytetarë të veçuar me trasta në duar. Bulevardi i Ri është zona e tretë me numrin më të lartë të të infektuarve në kryeqytet. Edhe pse në orarin e lejuar të lëvizjes, rruga është krejtësisht bosh.

SHKARKO APP