”Zonja Biden dhe diskriminimi moshor”, Malaj: Gratë që janë kandidate për deputete janë diskrimunuar

Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden në daljen e fundit kishte veshur geta të zeza, që morën vëmendje e te gjithve. Getat e saj, nga disa u cilësuan si një skandal pasi nuk i përshtaten gruas së një presidenti, u bë temë diskutimi edhe në emisionet shqiptare. Kandidatja për deputete e LSI-së në listën e qarkut Tiranë, Nora Malaj thotë se Jill Biden i dha botës mesazhin që mosha nuk është barometër. Duke shtuar se gratë bëjnë ndryshimin, ku i referohet zgjedhjeve të 25 prillit, Malaj shton edhe se ”Tashmë diskriminim e kam hasur këto ditë shumë në mediat sociale dhe me zonjat që kandidojnë në Shqipëri, në parti të ndryshme, duke përdorur gjuhën diskriminuese për nga mosha dhe nga luku i tyre. Është e dhimbshme të mendojmë që sot bota e gjitha nuk merret me mesazhin, por me paraqitjen e tyre dhe me komente që janë fyese për paraqitjen e tyre”,-shkruan Malaj në facebook.

Postimi i plotë

E gjithe bota këto ditë po ndeshet me faktin e diskutimit të getave me rrjetë të zonjes se Parë Biden! Të gjithë u peshkuan ne “rrjetën” e getave dhe harruan që u përballen me nje fenomen që sot në botë quhet diskriminim moshorë! Kjo ishte dhe tematika që u trajtua dje tek emisioni i Bietës; Ftese në 5, në Top Channel!

Tashmë diskriminim e kam hasur këto ditë shumë në mediat sociale dhe me zonjat që kandidojnë në Shqipëri ,në Parti të ndryshme, duke përdorur gjuhën diskriminuese për nga mosha dhe nga luku i tyre. Është e dhimbshme të mendojmë që sot bota e gjitha nuk merret me mesazhin, por me paraqitjen e tyre dhe me komente që janë fyese për paraqitjen e tyre .

Askush nuk mendon se zonja e Parë nepermjet veshjes se saj trandy, i bëri nje apel të fortë njerëzimit, duke dhenë mesazhin e qartë se mosha nuk është baromentër apo elementë kufizues, pasi në çdo moshë mund ta jetosh jetën , duke treguar klasë , sharm dhe elegancë. Bravo Zonja Biden ,që thyen tabutë dhe tregon se rregullat respektohen por nuk duhet të kthehen në kamxhik për të fshikulluar këdo që guxon të “thyej” rregullat e vendosura të protokollit por që nganjeherë edhe mund të mos përdoren!

Mesazhi social i zonjës Biden ishte i qartë ”Të luftojmë diskriminimin moshor, duke treguar elegancë dhe avangardë në veshje”. Kjo është ajo që duhet të jetë lajmotiv edhe te ne për të mos fyer zonjat në moshë, që janë pjesë e garës elektorale nga të gjitha partitë , për paraqitjen e tyre apo për moshën që ato kanë. Le ta marrin këtë mesazh të gjitha gratë dhe vajza që kërkojnë që të zhvillohet e emancipohet. Të gjitha duhet të behemi bashkë dhe të ndalojmë keto qasje seksiste. Se gratë bëjnë ndryshimin.

SHKARKO APP