“Zoti e solli Edi Ramën për të na futur në Evropë”/ Luca: Rama, fatkeqi më i madh i këtij vendi, me gjithë këta qen që i vijnë vërdallë…

Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ndër të tjera foli edhe për politikanët kryesorë të vendit.

Luca tha se Edi Rama është “fatkeqi më i madh” në Shqipëri, për shkak të njerëzve të cilët e rrethojnë.

Biznesmeni u shpreh optimist se Rama do ta integrojë Shqipërinë në BE deri në vitin 2030, në të kundërt ai tha se edhe vetë ka menduar të largohet.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Edi Rama ç’thotë? A e ke takuar, se e ke edhe mik, ke të njëjtën dashuri që kishe vitin e kaluar, apo ka rënë ndopak?

Gjergj Luca: Ky është ngacmues i madh, unë mund t’i përgjigjem me të njëjtën monedhë, por do të mundohem t’ja jap përgjigjen serioze, pa u bërë qesharak. Ai është fatkeqëi më i madh i këtij vendi.

Ylli Rakipi: Po pse? Mirë i kanë shkuar punët atij.

Gjergj Luca: Më pyete mua se si ja bën me këta një mijë, dy mijë vetë. Si ja bën ai me gjithë këta qen që i sillen rreth e përqark?

Ylli Rakipi: Po këtu më shumë kanë ikur, nuk ka ndonjë fatkeqësi ai, janë hapur portat…  E shoh që nuk thua dot gjë tani, shqiptari e mban shumë këtë punën e mikut…

Gjergj Luca: Jo, unë këtë punën e portave, gjithë historia fillon dhe mbaron pse ikin njerëzit. Ikin nga rrenat, ikin sepse perspektiva e tyre i duket  e pavërtetë. Unë kështu mendoj.

***

Gjergj Luca: Edi Rama në kampin e madh do të na fusë, ai do të na fusë në Evropë, që është zgjidhja më e mirë për ne. Kamp është edhe Europa. Kam patur një firmë unë në Greqi. Ajo firma, nuk e dija, sepse isha i ri, që unë me atë Rozafa, me një copë letër greke, shkoja në Itali, me atë NIPT të Greqisë, unë blija peshk në të gjithë portet e Italisë. Shkova në Spanjë, më thanë ti e ke rrugën e hapur në Europë, blija peshk, shisja, ikja në Gjermani, Francë, me një copë letër, hyja, dilja, imagjinoni ju rini, po të hapet Shqipëria dhe të futet në BE, çfarë na gjen ne? Me një copë letër do të lëvizim të gjithë Eruopën. Unë mendoj se gjithë shqiptarët në emigracion, ajka e këtij vendi, kur ne të hyjmë në Evropë, ata do të kthehen dhe do të kthehen me ligjet e Europës, jo me ligjet e këtyre. Se ne themi pse mundohet Edi Rama që të fusë në kampin e madh të Europës, që i doli fyti dhe sfida e atij njeriu është të fusë Shqipërinë në Europë. Ju duhet të kuptoni, që kudo që t’ja mbathni ju nëpër Europë, ju kur Shqipëria të marrë legjislacioni e Europës dhe të bëhet e barabartë në çdo copë letër dhe ligj, e kuptoni që jeni qytetarë europianë dhe jo qytetarë të një vendi të izoluar, me këta njerëz të pangopur që ju helmojnë gjakun përditë?

Arritja më e madhe është të hyjmë në Europë dhe të jemi të barabartë me ligjet e tyre. Të lëvizim, të lëvizë kapitali dhe ne. Ëndrra dhe forca e atij njeriu është forca e Rilindasve tanë, që zoti e ka sjellë në këtë vend për të na futur në Evropë. Ua garantoj, para Yllit që më ngacmon, që unë personalisht, i besoj atij njeriut dhe do të rrijë edhe katër vjet, deri në 2030 dhe do të luftojë me të gjithë forcat, që ai njeri të ketë mundësi të na fusë, nëse nuk hyn Shqipëria në 2030 në Evropë, ju garantoj unë, i pari do të iki nga ky vend me fëmijet e mi, sepse nuk mund të rri unë me këtë media… I shikoni këta këtu? Janë të gjithë palët njësoj.

SHKARKO APP