Zuri “ngusht” Ramën, Gjinovci: I thashë Ramës të vërtetën, ajo që ka bërë në 17 maj ishte talebanizëm

Rron Gjinovci, aktivisti që vuri me shpatulla pas murit Ramën në televizionin T7, në RTV Ora tha se nuk ka bërë asgjë tjetër veçse tha të vërtetën.

Gjinovci tha se Rama mundohet që të paraqesë çdo protestë si një protestë të opozitës, që ta sulmojë ashtu sikurse di ai, sepse nuk është në rregull që të sulmohen studentët dhe artistët.

Rron Gjinovci: I thashë Ramës të vërtetën, se ajo që ka bërë në 17 maj, ishte talebanizëm sikurse e ka kategorizuar vetë në 2010-tën. Ai më quajti vegël, por unë nuk lejoj të më fyejnë sepse jam aktivist dhe i thashë që është vegël e oligarkëve. Duket se kjo u ka pëlqyer njerëzve, por nuk kam thënë asgjë që nuk është e vërteta. Ato pamje dhune ishin terrorizuese se të rrahësh aktivistët, aktorët dhe qytetarët është terrorizëm. Ramës nuk i leverdis e vërteta. 

Edhe në Kosovë është përcjellë shembja e Teatrit dhe në shenjë solidariteti janë anuluar shfaqet, pasi mënyra se si veproi qeveria në kohë pandemie duke i rrezuar jetët e qytetarëve. Ata e kanë rrezikuar jetën e tyre, por nuk kishin rrugë tjetër. 

Rama mundohet që të paraqesë çdo protestë si një protestë të opozitës, që ta sulmojë ashtu sikurse di ai, sepse nuk është në rregull që të sulmohen studentët dhe artistët. Qytetarët shqiptarë nuk duhet të bien në këtë grackë, që të mos dalin në protestë se del dikush. Qytetarët duhet të jenë shumicë që të mos ua marrin protestën opozita apo grupet e interesit. Nuk është se opozita është ndonjë alternativë më e mirë se mazhorancë. Unë mendoj që kjo është një metodë që e kemi parë. Policia vepron në atë mënyrë që t’i terrorizojë njerëzit që të hezitojnë të dalin në protesta. Kjo tregon se sa joprofesional dhe të papërgatitur janë. 

SHKARKO APP