Zuri vendin e Konit, 3 vendimet e rektorit të ri

Një ditë pas emërimit si rektor i Universitetit të Tiranës, Bernard Dosti ka firmosur tre vendimet e para në këtë post, që lidhen me problematikat e pasqyruara në mbledhjen e datës 16/04/2019.

Dosti zuri vendin e Mynyr Konit, që u pezullua nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini me motivacionin: Për shkelje të rënda gjate kryerjes së detyrës, bazuar mbi disa kontrolle të ushtruara në Universitetin e Tiranës.

Vetë Koni e cilësoi vendimin e Shahini si politik dhe të porositur në një kohë që i bëri apel presidentit Meta të tregohet i kujdesshëm para se të firmos vendimin. ”Në asnjë moment Rama nuk ka pranuar të diskutojë për problemet e univesitetit. Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akademik dhe menaxherial, kështu që Kryeministri flet pa fakte”, deklaroi Koni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?