Zv.Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë, Agim Seranaj shpjegon situatën pas termetit

Durrësi sot është gdhirë i boshatisur. Në shtëpi dhe biznese nuk ka njeri. Shumica kanë ikur nga qyteti nga frika e lëkundjeve të tërmetit, kurse më të prekurit me shtëpi të dëmtuara ndodhen në çadra.

Gazetarja e “Abc News” Ajgena Korbi intervistoi live sot nga Durrësi inxhinierin Agim Seranaj, i cili është edhe Zv.Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë në Tiranë

Seranaj është duke bërë inspektime të bansave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës për të parë nëse janë të banueshme ose jo. Sipas tij, nëse konstatohet se banesat janë të pabanueshme, ato do të inspektohen përsëri në mënyrë të hollësishëme dhe nëse vlerësohet se mund të përforcohen, do të llogaritet kostua dhe do rregullohen,  në të kundërt do të shemben.

“Fillimisht, kur sapo ndodhi tërmeti në kushte emergjence na duhej të shkonim për inspektim shtëpi më shtëpi për të bërë vlerësimet e para. Tani kemi pak më tepër kohë në dispozicion për të vlëresuar edhe ato banesa që duken më pak të dëmtuara”, shprehet ai.

Sipas inxhinierit, për këto banesa do të duhet një vlerësim më i imtësishëm pasi mund të ketë ndërtesa që duken të dëmtuara shumë, por që nuk bëhet fjalë për dëmtim strukturor.

“Pallati mund të duket se është dëmtuar shumë, por nëse nuk ka dëmtim strukturor, ai mund të riparohet dhe të bëhet i banueshëm sërish”, u shpreh ai.

I pyetur se çfarë ka çuar në shkatërrimin total të disa ndërtesave duke u zhytur në tokë, Seranaj e ka shpjeguar këtë me fenomenin e lëngëzimit të rerërave.

“Kur ndërtohet mbi rërë dhe ato nuk drenohen, gjatë tërmetit ndodh fenomeni i lëngëzimit duke bërë që ndërtesa të zhytët në të”, u shpreh ai.

Një fenomen i tillë u vërejt në disa zona të Durrësit, siç ishte “zhdukja” e një kati të një ndertese katër katëshe në Kënetë. Ka patur dhe raste të shkatërrimit të kateve të para të buta, siç ishte shembja përtokë e dy katëve të një  pallati gjashtë katësh në lagjen nr.13.

Një numër i madh banorësh në Durrës, Tiranë si edhe qytete të tjera janë të shqetësuar për shkak se kanë konstatuar çarje të mureve duke qenë të pasigurt nëse duhet të jetojnë ose jo më aty.

“Nëse nuk ka plasaritje mund të banohet pa marrë një specialist për inspektim. Nëse ka plasaritje të vogla dhe nuk e vlerëson dot vetë, qytetarët duhet të thërrasin specialistin. Ai vendos nëse mund të bëhet e banueshme duke e riparuar”, shprehet Seranaj.

Seranaj u shpreh gjithashtu se shkatërrimi i banesave në Durrës ka ardhur për shkaqe të ndryshme, diku nga lëngëzimi i rërës dhe diku tjetër për shkak të strukturës së dobët të kateve të para, siç është rasti i Hotel “Lubjanës”. /abcnews.al

A duhet te jetojme pa frike ne banesa? Inxhinieri shpjegon situaten pas termetit | ABC News Albania

 

SHKARKO APP