Zv/dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, del kundër vaksinimit me detyrim të studentëve
Zv/dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi thotë se e rëndësishme është që studentet të rikthen në auditore për të vijuar një vit akademik normal.
”Unë e ka shumë të qartë, që ne duhet t’i kemi studentët sa më parë në auditore dhe të përpiqemi të çojmë përpara një vit akademik normal”.
Nga ana tjetër, ajo u shpreh se nuk e mbështet vendimin e qeverisë për vaksinimin me detyrim të studentëve.
”Studentët në vijimësi kanë kërkuar rikthim në auditore dhe nga ana tjetër nuk duan të vaksinohen dhe deri diku i kuptoj. Po të ishte për mua, nuk do kisha dashur këtë vendim detyrues për vaksinën”.
KOHA JONË SONDAZH

