Zv/kryeministri Arben Ahmetaj dëshmon në komisionin hetimor mes humorit dhe batutave të tij edramiste
Mbrëmë vonë ka dëshmuar edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Në fakt dje ishte ditë pune me shumë dëshmi, aqsa u krijua ideja se po punohej me normë nga Komisioni hetimor!
E megjithatë zv/kryeministri Ahmetaj, u përgjigj me qetësi, bile edhe me humor, pasi një pjesë e komisionit flinte gjumë. Ose dëgjoheshin në sallë të gërhitura.
Ja batutat mbrëmë vonë.
Ahmetaj i drejtohet Tabakut: Do të lutesha edhe për transparencë të më lejoje se dhe e lodhur je...
Tabaku: Unë jam shumë e qetë.
Ahmetaj: Po unë nuk të thashë që nuk je e qetë. Të thashë që je e lodhur. Ke gjithë ditën. Uaaaa, po hëëë miii…
Tabaku: Të lutem se këto pasthirrmat tani në mes të natës… të lutem!
(Plas e qeshura)
Ahmetaj: Pasthirrmat në mesnatë janë ku janë…
Tabaku: Zoti Ahmetaj, respektoni këtë komision.
Me pas nuk kishte njeri që dëgjonte më dëshminë, pasi plasi e qeshura. Arben Ahmetaj, edhe duke mësuar nga stili i humorit të kryeministrit Rama, e kaloi me batuta “provimin”.
Kur rri afër KRYEMJESHTRIT, bëhesh së paku mjeshtër!
Nisur nga qetësia e tij, ndërkohë që të tjerët para zv/kryeministrit ishin në tension kur flisnin, zv/kryeministri Ahmetaj foli qetësisht dhe argumentoi vendimet dhe firmat e tij.
Edhe deputetët e opozitës nuk patën pyetje, mundet se një pjesë ishin mes gjumit dhe urisë së darkës.
Me pak fjalë zv/kryeministri e mbylli me një shprehje:” Meqë këtu u fol për konservatorizëm fiskal, unë jam ministri më konservator i financave. Unë kam qenë gardiani më i mirë i buxhetit”
Ja dhe një pjesë e debatit serioz mes Ahmetaj dhe Tabakut:
…..
Ahmetaj: Përderisa më pyetet, duhet të prisni përgjigjen. Në njohurinë time ju jeni financiere. Kur ju thoni; nuk ka rëndësi ça është, unë do më duhet ta sqaroj. ‘Jo’ nuk është mbështetje buxhetore. Zonja Tabaku kur nuk është mbështetje buxhetore, por është had-hoc i mbartur prej vitesh…ju kam pritur me kënaqësi dhe dëshirë 10 orë. Po! Nuk ka nevojë të jetë brenda PBA, pasi transferta është had-hoc, pasi vendos qeveria të japë tranfertë, pasi e vendos ministria e Financave. Kjo është teknika alfa e buxhetit. Nëse ti jep transferta, dhe vjen e kërkon qeveria për bashkinë; do transfertë. Mbështetja buxhetore është detyrim ligjor, por transferta është tjetër gjë. Nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore, por transferta është vullnet politik i qeverisë. Vendos qeveria që të mbështesë bashkinë për plehrat.
Tabaku: E mban ti përgjegjësinë për këtë kosto financiare, Pak rëndësi ka është transfertë apo mbështetje buxhetore. Duhet ta llogarisje ti. Pas 5 shkresave të ndryshme, vazhdon dhe i kërkon Kokës; A është llogaritur kjo kosto? Kur se ke pasur përgjegjësi, ke insistuar me 6 shkresa? S’ka biznes-plan, s’ka studim risku, se dimë nëse është i aftë biznesi për të zbatuar këtë kontratë. këto janë çështje që i keni ngritur ju.
Ahmetaj: Meqë këtu u fol për konservatorizëm fiskal, unë jam ministri më konservator i financave. Unë kam qenë gardiani më i mirë i buxhetit.
Tabaku: Në të gjitha shkresat tuaja ju ngrini shqetësimin për qarkun Tiranë. Erdhën ndonjëherë këto miratimet e qarkut Tiranë që ju e kaluat këtë projekt?
Ahmetaj: Borxhi ka ardhur duke ulur, pasi këtë bën gardiani, ul borxhin. Ndaj i vë një tavan. Gardiani ka shpikur pragun bashkë me FMN. Po ta shohësh borxhin në të trija vitet, ka ardhur duke rënë. MF ka bërë detyrën e vetë, s’ka mbështetje buxhetore, ka transfertë. Mbështetje buxhetore për koncensionin e Tiranës nuk ka, por ka transfertë. Sa herë kërkon pushtetit vendor, dhe qeveria ka mundësi që ta ndihmojë, duhet ta mbështesë! Unë kam iniciuar ndryshimin e ligjit në fund të 2018 që të ruheshin risqet dhe qarku ka funksionuar si njësi vendore të pavarura. Tirana apo dhe rrethet e tjera po ashtu…
KOHA JONË SONDAZH

