Zv.kryeministri maqedonas: S’është më tabu që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grupi, në fjalën e tij në takimin e përbashkët Shqipëri-RMV tha se marrëdhëniet mes dy vendet janë vëllazërore.

114 vjet më parë më 14 nëntor në Manastir do mblidheshin delegatë nga të gjitha anët për të organizuar Kongresin e Manastirit dhe unifikuar gjuhën shqipe. Më 22 nëntor përfunduam punimet e Kongresit të Manastirit që është një nga më të arriturat e Kombit shqiptar duke përfshirë edhe Lidhjen e Prizrenit dhe shpalljen e pavarësisë. Gjuha e unifikuar më 1908 në Manastir sot është gjuhë zyrtare. Në aspektin e të drejtave, Gjuha shqipe është zyrtare, flitet në qeveri, presidencë edhe në Kuvend. Flamuri kombëtar është zyrtar, kemi tre universitete shqiptare në Maqedoni në të gjitha nivelet e arsimimit. Përfaqësimi i të drejtave ka arritur deri në 21 %. Nuk është më tabu që Kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?