Zv.kryeministri ndez një qiri dhe e nis ditën me këtë mesazh. Ja çfarë shkruan

Ndërkohë që kemi hyrë në atë që cilësohet si java e furtunës, e ku paralajmërohet rritje e madhe e numrit të të prekurve me koronavirus, zëvendëskryeministri Erion Braçe, e nis ditën me një mesazh për të gjithë ata që janë në vijën e parë të betejës, por edhe cilindo që lufton nga shtëpitë.

Mesazhi i Braçes

Nje qiri për;
Ata që po luftojnë për jeten, të sëmurë në spitale apo në shtëpitë e tyre,

Mjekët, infermierët, sanitarët, farmacistët,
familjarët që u shërbejnë me përkushtimin të veçantë në betejën për jetën,

Policët, ushtarakët e çdokënd tjetër të angazhuar me sigurinë, garantimin e rregullave të izolimit e distancimit fizik,

Punëtorët që merren me pastrimin e heqjen e mbetjeve kudo,

Shitësit në dyqane e supermarkete që shërbejnë për çdokënd prej mëngjesit herët,

Punetorët e bujqit prodhues që po mbajnë motorin e ekonomisë ndezur e garantojnë ushqimin e freskët për çdokënd,

Vullnetarët që po shërbejnë për çdo familje në nevojë e të moshuar të vetmuar,

GJYSHËRIT E PRINDËRIT TANË!

SHKARKO APP