Zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Sot qyteti merr frymë lirisht nga trafiku

Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte për inspektim në lotin numër 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, nga ku dha një mesazh për të gjithë kritikët dhe skeptikët. Në fjalën e saj tha se qeveria e Ramës ka dhënë fakte që nuk i lë banorët në mes të rrugës.

“E kuptojmë që është proces i vështirë dhe ka pasiguri. Gjithmonë njerëzit janë skeptikë dhe ndoshta nuk i besojnë disa veprime, por kemi dhënë fakte e prova, kemi treguar çfarë bëmë gjatë periudhës post tërmet dhe si banorët po hyjnë në shtëpi të reja, kështu që edhe procesi i Unazës do të tregojë të gjithë politikën tonë sociale dhe do të tregojë se çfarë ne premtojmë dhe bëjmë realitet”, tha Balluku.

Ndër të tjera u shpreh se është zonë me banesa të dendura, është zonë informale dhe është dashur ta bazojnë zgjidhjen mbi VKM për të qenë të qartë dhe për t’i dhënë mundësi edhe Bashkive, si të Tiranës e Kamzës që të kenë mbështetje.

Gjatë inspektimit tha se problem gjatë punimeve është bërë lirimi i sheshit të ndërtimeve, por është gjetur një zgjidhje si për banesat e legalizuara, ashtu edhe për ato pa leje. Ndër të tjera u shpreh se tashmë qyteti merr frymë lirisht falë punës që po bëhet me Unazën e Madhe.

SHKARKO APP