Zv/kryeministrja Balluku: Kontrolle të rrepta në pikat e tregtimit të gazit, të respektojnë protokollet e sigurisë

Në mbarë vendin ka nisur aksioni me masa më të rrepta për të gjitha subjektet që ruajnë dhe tregtojnë gaz të lëngshëm në Tiranë dhe Durrës. Gjatë një inspektimi në disa pika shitje, zv/kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se për të shmangur rreziqet, depozitat e gazit nuk mund të jenë mbi tokë.

“Ne po mundohemi për të gjitha për arsyet e sigurisë dhe parametrave që duhet të ketë sipas kushteve të Inspektoriatit Teknik Industrial, ne po mundohemi që të gjitha depozitat e gazit të lëngshëm që ndodhen në sipërfaqe, qoftë në biznese private apo shkolla. Ne do ulemi dhe me ministren Manastirliu javën e ardhshme që të kemi një tryezë të përbashkët për të ndërhyrë në të gjitha shkollat. Por kemi nisur njëherë nga bizneset e tregtimit. Nuk do të ketë asnjë tolerim dhe nga momenti që ju vini bëni këshillimin, pritet menjëherë nga ana e tyre që të ketë reagim”,-tha Balluku.

Të gjithë këto subjekte kanë një afat 30 ditor për të plotësuar kriteret e vendosura nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin. Gjatë kësaj periudhe sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik janë hequr 6 autogaze që paraqesin rrezik të lartë, ndërsa disa të tjera janë zhvendosur në zona më të sigurta.

SHKARKO APP