Zv/kryeministrja Balluku: Miratuam projektligjin për ndërtimin e urës së Bunës

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës së Bunës. Marrëveshja u nënshkrua gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverisë dhe asaj të Malit të Zi.

“Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për t’i aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km. Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, që është 310 metra, do të përshkruhet në vetëm 2 minuta.

Ky është një investim që do të bëhet duke i ndarë midis të dy vendeve. Sipas FSHZH, rezulton që investimi të shkojë 1.5 miliardë lekë që do të ndahet 50 me 50. Kemi nisur punën që projektimi dhe gjithçka tjetër të kryeh nga FSHZH sa më shpejt. Sot kemi kaluar edhe akte të tjera në fushën e energjisë.

Sidomos me parqet fotovoltaike që ka pasur gjatë 2022,një interes të shtur nga investitorët private. Sot kemi miratuar edhe ecurinë e projektit të OST për ndërtimin e linjës 110 kilovoltëshe në Unazën e Re të Tiranës, e cila do të ndjekë edhe zhvillimet që po ndodhin atje për ndërtimin e Unazës Veriore”, tha Balluku.

SHKARKO APP