Zv/kryeministrja Balluku për rrugën Gurë-Remas: Do të lehtësojë ndjeshëm fermerët

Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier, Belinda Balluku ka ndarë foto nga inspektimi i rrugës Gurë-Remas. Për të ky investim, do të lehtësojë ndjeshëm fermerët.
”Divjakë, aty ku po punohet për rehabilitimin e rrugës Gurë-Remas, me një gjatësi prej afro 3.2 km.
Një ndërhyrje e cila do ta sjellë këtë rrugë në parametrat e duhur, duke ju shërbyer të gjithë banorëve të zonës, e veçanërisht do të lehtësojë ndjeshëm fermerët.
Investim i FSHZH, përmes së cilit hapen perspektiva të reja për zhvillimin e mëtejshëm të të gjithë zonës”,-shkruan Balluku.