Zv/kryeministrja Balluku: Tensioni i mesëm do të mbrohet, KESH lehtëson të mëdhenjtë
Qeveria shqiptare do të vijojë që të mbështesë bizneset e lidhura në tensionin e mesëm, ndërsa për ato në tensionin e lartë që po përballen me çmimet e tregut të lirë, KESH do të futet si operator për të lehtësuar këto çmime.
Vendimet i njoftoi zv/kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një takimi me prodhues të energjisë dhe përfaqësues të bizneseve.
“Sot kemi marrë një sërë vendimesh të rëndësishme që ndihmojnë dhe incentivojnë sektorin energjetik. Për të gjithë konsumatorët e lidhur në tensionin e mesëm, i kemi garantuar që do të jenë të mbrojtur nga qeveria shqiptare.
Nga ana tjetër, kemi adresuar edhe problematikën sa i përket kompanive që kanë dalë në tregun e lirë në vitin 2019 dhe janë ekspozuar me çmime të larta në vitin 2022. Kemi vendosur që KESH të shesë në tregun e lirë sasi energjetike që mund të përdoren nga këto kompani”, tha Balluku.